Alcaraz eliminohet papritur në Miami, Korda fiton në tri sete

Alcaraz eliminohet papritur në Miami, Korda fiton në tri sete

08:41, 23/03/2026

Surprizë e madhe në turneun ATP të Miami-t, ku Carlos Alcaraz eliminohet që në fazën e 1/16-ve. Numri 1 i botës u mposht nga amerikani Sebastian Korda në tri sete, me rezultatin 6-3, 5-7, 6-4. Një humbje që i jep mundësinë italianit Jannik Sinner të afrohet edhe më shumë në renditjen ATP.

Data 22 mars duket se nuk i sjell fat spanjollit, i cili edhe vitin e kaluar, madje që në raundin e dytë, ishte eliminuar nga belgu David Goffin. “Në Miami kam prekur fundin”, ishte shprehur atëherë Alcaraz, pasi e kishte kaluar atë moment të vështirë.

Megjithatë, viti 2026 kishte nisur në mënyrë të shkëlqyer për të, me triumfin në Melbourne dhe plot 16 fitore radhazi, përpara ndalesës në Indian Wells. Por edhe këtë herë, në turneun e dytë Masters në SHBA, Alcaraz pëson një tjetër hap fals, duke u larguar më herët se sa pritej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco