Spektakël në derbin e Madridit/ 5 gola dhe karton i kuq, Reali përmbys Atleticon në ‘Bernabeu’

Spektakël në derbin e Madridit/ 5 gola dhe karton i kuq, Reali përmbys Atleticon në ‘Bernabeu’

23:00, 22/03/2026

Vinícius Júnior realizoi dopjetë dhe i dha Real Madridit një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético Madrid në “Santiago Bernabéu”, duke i dhënë fund edhe “mallkimit” personal ndaj rivalëve të qytetit.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që krijuan menjëherë raste të rrezikshme.

Dani Carvajal dhe Federico Valverde ishin pranë golit, ndërsa nga ana tjetër Andriy Lunin reagoi mirë ndaj një rasti të Marcos Llorente.

Megjithatë, ishin miqtë që goditën të parët. Ademola Lookman kaloi Atleticon në avantazh pas një aksioni të ndërtuar nga Matteo Ruggeri dhe Giuliano Simeone.

Në pjesën e dytë, “Los Blancos” përmbysën gjithçka brenda pak minutash. Fillimisht, Vinícius Júnior barazoi nga pika e bardhë, ndërsa më pas Federico Valverde shënoi për 2-1 pas një gabimi në mbrojtjen mike.

Atletico reagoi sërish me një supergol nga Nahuel Molina, por festa e tyre zgjati pak.

Vetëm pesë minuta më vonë, Vinícius realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke vulosur fitoren e madrilenëve.

Në minutat e fundit nuk mungoi drama, me Jude Bellingham që u rikthye nga dëmtimi dhe Federico Valverde që u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht presionit të madh, skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa rezistoi deri në fund.

Me këtë fitore, Real Madridi afrohet në vetëm katër pikë nga kryesuesit e Barcelonës, ndërsa Atlético Madrid mbetet në vendin e katërt në renditje.

https://streamin.link/v/c38f06af

https://streamin.link/v/20ad8e79

https://streamin.link/v/feb10ab3

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco