Lionel Mesi ishte protagonist në fitoren 3-2 që Inter Miami regjistroi në transfertë ndaj Nju Jork Sitit.
Ylli argjentinas, shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 61-të të sfidës, i ndihmuar edhe nga devijimi i një prej futbollistëve kundërshtarë, i cili i ndryshoi drejtimin topit, duke e bërë të pamundur për portierin që të neutralizonte.
How is that considered a Messi goal? pic.twitter.com/hVHyvHz97P
— يوسف (@ML7XY) March 22, 2026
Kjo ishte fitorja e tretë në 5 ndeshjet e kampionatit për Inter Majemin, ndërkohë që për Mesin ishte goli i katërt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: