Robinjo futet nga stoli dhe bën heroin në Roma-Lecce

Robinjo futet nga stoli dhe bën heroin në Roma-Lecce

20:06, 22/03/2026

Roma i dha fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat, duke mposhtur Leccen me rezultatin minimal 1-0 në “Stadio Olimpico”, në një duel të vlefshëm për javën e 30-të të Serie A.

Forma e dobët e javëve të fundit kishte vënë në pikëpyetje objektivat e skuadrës kryeqytetase, sidomos pas eliminimit nga Europa League dhe luhatjeve në kampionat.

Përballja ndaj Leçes, ku aktivizohet edhe Ylber Ramadani, ishte një mundësi ideale për rikthim te suksesi.

Vendimtar në këtë sfidë ishte zëvendësuesi Robinjo Vaz, i cili u hodh në fushë nga trajneri Gian Piero Gasperini dhe ndryshoi rrjedhën e lojës.

Pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë, Mario Hermoso dërgoi një krosim të saktë në zonë, ku Robinjo u gjend në vendin e duhur për të shënuar me kokë në shtyllën e dytë.

Ky gol i dha tre pikë shumë të rëndësishme Romës, që tashmë afrohet në vetëm tre pikë nga Como në renditje, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën europiane.

Nga ana tjetër, Lecce bie në zonën e rënies nga kategoria për shkak të golavarazhit, ndërsa i mbeten edhe tetë ndeshje për të luftuar për mbijetesën në elitën e futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco