Boniek zbulon dobësinë e Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë

Boniek zbulon dobësinë e Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë

17:54, 22/03/2026

Ish-presidenti i Federatës Polake të Futbollit është i mendimit se kombëtarja e drejtuar nga Jan Urban ka një problem të madh.

Sipas Zbigniew Boniek, rivalët e radhës të Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026, kanë një problem të madh sa i përket mentalitetit.

“Shumë thonë se Polonia nuk ka lojtarë mjaftueshëm. Shumë thonë se nuk mund të grumbullojmë një grup të mirë lojtarësh, por e kanë gabim. Ne kemi sulmuesin më të mirë në botë. Kemi njërin prej mesfushorëve më në formë të Europës. Gjithashtu kemi dy mbrojtës, të cilët i japin garanci klubit të tyre duke evituar shumë gola”, tha “Zibi” Boniek duke iu referuar Robert Lewandowskit, Piotr Zielińskit dhe dyshës difensive të Portos, të formuar nga Jan Bednarek dhe Jakub Kiwior.

“Ne na mungon mentaliteti. Nuk besojmë mjaftueshëm në aftësitë tona. Kur kemi përballë një kombëtare të vogël mendojmë se mund të fitojmë, por kur përballemi me një kombëtare të madhe futemi në fushë me mendimin se edhe po të mundemi nuk është fundi botës”, shpjegoi Boniek. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco