Kategoria Superiore me dy kryesues/ Rezultatet e ndeshjeve të javës së 29-të dhe si ndryshon renditja

Kategoria Superiore me dy kryesues/ Rezultatet e ndeshjeve të javës së 29-të dhe si ndryshon renditja

17:33, 22/03/2026

Java e 29-të e Kategorisë Superiore u zhvillua gjatë fundjavës, duke dhuruar përballje të luftuara dhe rezultate që ndikojnë drejtpërdrejt si në garën për “Final 4”, ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

Sfida hapëse mes AF Elbasanit dhe Egnatias, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim pa gola 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë në një ndeshje të ekuilibruar.

Fitore shumë të rëndësishme siguroi Bylis, që në stadiumin “Adush Muça” mposhti Flamurtari me rezultatin 2-1, duke marrë tri pikë me peshë për objektivat e sezonit.

Teuta priti Partizanin në “Niko Dovana”, në një përballje spektakolare që përfundoi në barazim 2-2, me emocione deri në minutat e fundit.

Pa gola u mbyll edhe dueli mes Vllaznia dhe Dinamo City në “Loro Boriçi”, ku mbrojtjet respektive dominuan ndaj sulmeve.

Java u mbyll me suksesin të Tiranës, që në “Selman Stërmasi” mposhti Vora me rezultatin e thellë 3-0, duke marrë një fitore jetike në luftën për mbijetesë dhe duke rritur shpresat për qëndrimin në elitë.

Më poshtë mund të shihni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të javës së 29-të.

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco