Dinamo s’e lejon Vllazninë të fitojë në ‘Loro Boriçi’, ruhet statuskuoja në kreun e renditjes

Dinamo s’e lejon Vllazninë të fitojë në ‘Loro Boriçi’, ruhet statuskuoja në kreun e renditjes

20:12, 21/03/2026

Ndeshja mes Vllaznia dhe Dinamo në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi pa fitues, 0-0, një rezultat që duket se i shërben më shumë skuadrës shkodrane. Me këtë barazim, Vllaznia rikthehet në vendin e parë, duke grumbulluar pikë të barabarta me Elbasani (53 pikë), ndërsa për Dinamon rikthimi në ‘Final Four’ duket gjithnjë e më i vështirë.

Pjesa e parë kaloi pa gola, megjithëse nuk munguan rastet. Një nga më të rrezikshmet erdhi në minutën e 30-të, kur Jago gjeti Bismark me një pasim spektakolar me roveshatë, por goli i shënuar nga sulmuesi i Vllaznisë u anulua për pozicion. Po ashtu, në minutën e 21-të Vllaznia pretendoi për penallti pas kontaktit të Nezirit me Malën, por gjyqtari la lojën të vazhdonte dhe VAR-i nuk ndërhyri.

Në pjesën e dytë, emocionet vazhduan, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrjetën. Minuta 64’ solli një rast të mirë për Vllazninë: Mala nga e djathta bëri një pasim të shkëlqyer në qendër, por Kallaku nuk ia doli të gjuajë drejt portës. Përtej rasteve të tjera të rrezikshme, mbrojtjet mbajtën fort, duke e mbyllur ndeshjen pa gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco