Katër gola në ‘Niko Dovana’, Teuta e Partizani ndajnë pikët në një barazim spektakolar

Katër gola në ‘Niko Dovana’, Teuta e Partizani ndajnë pikët në një barazim spektakolar

20:06, 21/03/2026

Teuta dhe Partizani ndanë pikët me një barazim 2-2 në Durrës, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe kthesa dramatike.

Partizani kaloi i pari në avantazh në minutën e 16-të me golin e Skukës pas harkimit të Muratajt, një goditje që u dha shpresë të kuqve për të ngushtuar diferencën me Vllazninë dhe Elbasanin në krye, të cilat kryesojnë me nga 53 pikë. Teuta reagoi shpejt dhe në minutën e 36-të Zogos barazoi rezultatin 1-1 me kokë, duke rikthyer shpresën për vendasit.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër moment vendimtar: në minutën e 48-të, Zogos shënoi sërish me kokë pas një harkimi nga goditja këndore, duke çuar Teutën në avantazh 2-1. Por emocionet nuk përfunduan këtu: në minutën e 54-të, Bytyçi riktheu baraspeshën 2-2, duke mos i dhënë mundësinë Teutës të fitonte tri pikët dhe të ngushtonte diferencën me Partizanin në garën për ‘Final Four’.

Rezultati 2-2 e lë Teutën 6 pikë pas Partizanit, duke mos përmbushur pritshmëritë për të ngushtuar diferencën me skuadrat kryesuese, ndërsa Partizani humbi mundësinë për t’u afruar me Vllazninë dhe Elbasanin, të cilët mbeten në krye të klasifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco