Josa: Fitore e domosdoshme ndaj Flamurtarit,  treguam karakter në fund

Josa: Fitore e domosdoshme ndaj Flamurtarit, treguam karakter në fund

18:13, 21/03/2026

Bylisi arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Flamurtarit në “Adush Muça”, në kuadër të javës së 29-të të Kategoria Superiore. Triumfi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë u shton edhe më shumë vlerë tri pikëve, duke e lënë Bylisin përkohësisht jashtë zonës së rrezikut, në vendin e 7-të me 30 pikë.

Pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa foli për mediat: “Ishte ndeshje që duhej fituar. Luanim ndaj një skuadre që ishte ndërtuar për të fituar. Në momente të veçanta, ata na vendosën në vështirësi. Kishin dy mundësi në pjesë e parë. Në minutat e fundit dolëm pak më të mbledhur si skuadër. Në pjesë e dytë, gabuam më pak. Në 4-5 minutat e fundit, ne ia dolëm të mbyllnim ndeshjen. Rasti i Trashit ishte faull për ne. Pas barazimit, nuk kisha shpresë. Nuk jam mësuar ta fus fatin në ndeshjen, ama sot kështu ndodhi. Mos të harrojmë, fati ndihmon më të mirët.”

Josa komentoi edhe aspektet taktike: “Në mesfushë doja të ishim me dy qendra. Flamurtari na vështirësoi në pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, ishim më të qartë.”

Trajneri vlerësoi gjithashtu lojtarët portugezë dhe zëvendësuesit: “Lojtari portugez që kemi në skuadër, luan mirë, është i shpejtë. Sulmuesi kryesor nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Zëvendësuesit ishin mjaft të qartë si Muriç, i cili ishte i kthjellët kur kishte topin në këmbë, pa harruar gjendjen fizike jo më të mirë. Nuk do të isha i kënaqur me 1 pikë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco