Futbollisti shqiptar tregon gabimin e madh të karrierës: Në vitin 2007 zgjodha Boltonin dhe jo Milanin!

Futbollisti shqiptar tregon gabimin e madh të karrierës: Në vitin 2007 zgjodha Boltonin dhe jo Milanin!

22:34, 19/03/2026

Ish-mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhamaili, tani opinionist televiziv, ka rrëfyer një zgjedhje të diskutueshme të karrierës së tij gjatë një interviste për kanalet shtetërore zvicerane RSI.

Xhamaili u rikthye pas në vitin 2007, periudhë kur karriera e tij ishte në kulmin e rritjes, dhe tregoi se kishte pasur mundësinë të shkonte te Milani, por kishte zgjedhur të transferohej te Bolton Wanderers në Premier League. “Kur mendoj sot për këtë zgjedhje, i them vetes: ‘Sa budalla kam qenë!’. Në Zvicrën gjermanofolëse rritesh duke ndjekur Premier League-n dhe Bundesligën, prandaj vendosa të shkoja në Angli. Por ishte gabim…”, u shpreh Dzemaili.

Me këtë rrëfim, ish-lojtari tregon se ndonëse ishte i orientuar nga influenca e futbollit britanik dhe gjerman, zgjedhja e tij i ka lënë një peng për mundësinë e humbur te Milani, një nga klubet më të mëdha evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco