Fiorentina përmbys Rakow-in në fund dhe siguron çerekfinalen e Conference League

Fiorentina përmbys Rakow-in në fund dhe siguron çerekfinalen e Conference League

20:59, 19/03/2026

Fiorentina ka siguruar një kualifikim dramatik në çerekfinalet e UEFA Conference League, pasi mposhti në transfertë Rakoë me rezultatin 2-1, duke vulosur suksesin me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Ndeshja e zhvilluar në ‘ArcelorMittal Park’ nisi e ekuilibruar, me vendasit që kontrollonin topin, por pa arritur të krijonin raste të rrezikshme në pjesën e parë. Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë, kur Struski kaloi përpara polakët në minutën e 46-të me një goditje të saktë në shtyllën e parë.

Italianët reaguan menjëherë dhe iu afruan golit me disa tentativa të rrezikshme, përfshirë edhe një shtyllë. Barazimi erdhi në minutën e 68-të, kur një goditje e fortë e Ndour u devijua nga Piccoli, duke përfunduar në rrjetë për 1-1.

Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, erdhi momenti vendimtar në kohën shtesë. Në minutën e 97-të, Pongracic realizoi një supergol nga distanca, duke përmbysur gjithçka dhe duke i dhënë fitoren Fiorentinës.

Me këtë sukses, skuadra italiane vazhdon rrugëtimin në Europë dhe konfirmon ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion.

AEK-u i Athinës, edhe pse u mposht 2-0 nga Celje, u kualifikua pasi kishte triumfuar 4-0 në takimin e parë. Avancon në çerekfinale edhe Mainzi, që mposhti 2-0 Sigma Olomouc.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco