Kush e fiton Champions League? Parashikimi i Superkompjuterit

Kush e fiton Champions League? Parashikimi i Superkompjuterit

15:02, 19/03/2026

Me përcaktimin e çerekfinaleve të Champions League, superkompjuteri i Opta ka publikuar parashikimet e fundit për skuadrën që pritet të fitojë trofeun.

Sipas analizës së bazuar në statistika, formë dhe precedentë historikë, Arsenali është favoriti kryesor.

Londinezët kanë 78.71% shanse për të kaluar në gjysmëfinale, 51.3% për finalen dhe 29.73% për të fituar trofeun.

Pas tyre renditet Bajerni i Mynihut, që do të përballet me Real Madridin.

Gjermanët kanë 59.56% shanse për gjysmëfinalen dhe 18.33% për triumfin final.

Podiumin e mbyll Barcelona, që përballet me Atletiko Madridin. Katalanasit kanë 15.66% shanse për të fituar turneun.

Pas tyre vjen PSG-ja, që sfidon Liverpulin, me 11.87% shanse për triumf.

Real Madridi renditet i pesti me 9.85%, ndërsa Liverpuli ka 7.12% mundësi për të fituar trofeun.

Në fund të listës janë Atletiko Madridi me 4.41% dhe Sportingu i Lisbonës me vetëm 3.03% shanse për triumfin final.

Parashikimet mbeten teorike, por një gjë është e sigurt: çerekfinalet pritet të dhurojnë spektakël dhe surpriza në garën për trofeun më të madh europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco