Konfirmohet dëmtimi i Kurtua, humbet derbin me Atletikon dhe çerekfinalet e Championsit me Bajernin

Konfirmohet dëmtimi i Kurtua, humbet derbin me Atletikon dhe çerekfinalet e Championsit me Bajernin

13:14, 19/03/2026

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua, ka pësuar një dëmtim muskulor në rektus femoris të kuadricepsit të djathtë dhe tashmë diagnoza është konfirmuar nga klubi i bardhë.

Gardiani belg do të jetë jashtë fushave për një muaj e gjysmë dhe Lunin do ta zëvendësojë.

Fillimisht, ai do të humbasë derbin e së dielës kundër Atletikos si dhe 4 ndeshje të tjera në La Liga.

Kurtua nuk do të luajë as kundër Bajern Mynihut në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Një humbje e madhe për Arbeloan duke qenë se belgu është një garanci e vërtetë për “Los Blancos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco