Mbrëmja e djeshme përcaktoi përfundimisht skuadrat çerekfinaliste të Champions League.
Bajerni i Mynihut, Barcelona, Atletiko Madridi dhe Liverpuli siguruan biletën për më tej, duke kompletuar tablonë e tetë më të mirëve në Europë.
Shorti i kësaj faze ka rezervuar përballje spektakolare dhe mjaft të balancuara.
Spikat padyshim dueli mes Real Madridit dhe Bajernit, një klasik europian që premton emocione të mëdha.
Po aq interesante pritet të jetë edhe sfida mes PSG-së dhe Liverpulit, dy skuadra me potencial ofensiv të jashtëzakonshëm.
Një tjetër përballje e fortë është ajo mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, ku rivaliteti spanjoll pritet të prodhojë spektakël dhe tension maksimal.
Ndërkohë, në letër, Arsenali shihet disi favorit përballë Sportingut të Lisbonës, edhe pse surprizat në këtë fazë nuk mungojnë kurrë.
Çiftet çerekfinale:
Sporting-Arsenal
Real Madrid-Bayern
PSG-Liverpul
Barcelona-Atletiko Madrid
Çerekfinalet pritet të sjellin emocione të forta, me skuadrat që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinalet e kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: