Nottinghami i heq dy pikë City-t, Arsenali mposht Brightonin dhe shkon +7 nga rivalët

Nottinghami i heq dy pikë City-t, Arsenali mposht Brightonin dhe shkon +7 nga rivalët

22:28, 04/03/2026

Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion, ku rival i vetëm mbetet Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e zhbllokoi takimin që në minutën e nëntë dhe më pas ruajti me fanatizëm epërsinë, duke siguruar në fund maksimumin e pikëve.

Suksesi i londinezëve mori edhe më shumë vlerë pas barazimit 2-2 të Manchester City-t përballë Nottinghamit në “Etihad”.

“Qytetarët” kaluan dy herë në epërsi, por po kaq herë u barazuan nga miqtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Semenyo-s në minutën e 31-të.

Pak pasi nisi fraksioni i dytë, Morgan Gibbs-White ktheu baraspeshën në 1-1, por nuk vonoi shumë dhe Rodri ndezi sërish entuziazmin te vendasit.

Nottinghami nuk u tërhoq dhe në minutën e 76-të realizoi edhe golin e dytë, që mban firmën e Anderson-it.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të vendasve, rezultati 2-2 nuk ndryshoi më, me skuadrën e Guardiolës që humb terren në garën me Arsenalin, duke mbetur shtatë pikë pas, por me një ndeshje më pak për të luajtur.

Rikthhet te fitorja Chelsea, që iu imponua 4-1 Aston Villa-s në transfertë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco