Tifozët e Lazios protestojnë jashtë ‘Olimpicos’: Një akt ekstrem dashurie!

Tifozët e Lazios protestojnë jashtë ‘Olimpicos’: Një akt ekstrem dashurie!

22:11, 04/03/2026

Mbrëmja e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë ndaj Atalantës u zhvillua në një atmosferë të pazakontë për Lazio-n. “Olimpico” mbeti pothuajse bosh, pasi tifozët bardhekaltër vendosën të protestonin kundër drejtuesve të klubit, duke braktisur tribunat pavarësisht rëndësisë së sfidës.

Mbështetësit e Lazios u grumbulluan fillimisht në zonën e Ponte Milvios dhe më pas u zhvendosën pranë Curva Nord, jashtë stadiumit, për të treguar njëkohësisht pakënaqësinë ndaj menaxhimit të presidentit Claudio Lotito dhe për të shprehur mbështetjen për skuadrën. Në pankartat e shpalosura lexohej mesazhi: “Një akt ekstrem dashurie”, një shprehje që sipas tyre simbolizon sakrificën për të bërë të qartë qëndrimin ndaj klubit, pa braktisur lojtarët në një moment delikat të sezonit.

Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa tifozët kënduan dhe brohoritën jashtë impiantit për t’i dhënë zemër skuadrës së Lazios, edhe pse nuk ishin të pranishëm në tribuna.

Ky veprim tregon tensionin e vazhdueshëm mes një pjese të madhe të tifozërisë dhe drejtuesve të klubit, por edhe lidhjen e fortë që mbështetësit vazhdojnë të kenë me fanellën bardhekaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco