Dinamo mposht Tiranën edhe në takimin e kthimit, Egnatia eliminon Teutën

Dinamo mposht Tiranën edhe në takimin e kthimit, Egnatia eliminon Teutën

21:21, 04/03/2026

Dinamom ka shaqur hapur ambicet në Kupën e Shqipërisë, duke eliminuar rivalen kryeqytetase, Tiranën, me një fitore të thellë në ndeshjen e dytë çerekfinale. Pas fitores 2-0 në takimin e parë, blutë e kryeqytetit rikthehen të triumfojnë edhe në “Air Albania”, duke konfirmuar dominimin e tyre dhe duke i lënë bardheblutë pa asnjë mundësi për të kaluar më tej.

Në minutën e 30-të, Neziri zhbllokoi ndeshjen, duke shfrytëzuar një pasim nga mesfusha dhe duke dërguar topin në rrjetë për 1-0. Pas pushimit, Dinamo tregoi qetësi në sulm, duke gjetur golin e dytë në minutën e 53-të. Guindo shfrytëzoi një pasim perfekt nga Berisha dhe vulosi rezultatin 2-0, duke i dhënë fund çdo shprese të Tiranës.

Me këtë fitore, Dinamo konfirmon vendin mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë dhe përgatitet për sfidën gjysmëfinale, duke treguar se mbetet një nga pretendentet kryesore për trofeun.

Kualifikohet në gjysmëfinale edhe Egnatia, e cila administroi triumfin 2-1 në fushën e Teutës, duke barazuar 0-0 në shtëpi. Skuadrat që janë aktualisht pjesë e ‘Final Four’ siguruan të gjitha kalimin në gjysmëfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco