Martini, pas kualifikimit në Kupë: Më befasoi Bylisi, por stoli i Vllaznisë tregoi forcë

Martini, pas kualifikimit në Kupë: Më befasoi Bylisi, por stoli i Vllaznisë tregoi forcë

19:27, 04/03/2026

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë, duke theksuar se rezultati nuk erdhi aq lehtë sa mund të duket në letër.

“Në letër ishte më e thjeshtë, por në fushë gjërat ishin ndryshe sepse disa lojtarë të Vllaznisë duhej t’i lija pushim. Më befasoi fakti që Bylisi erdhi me formacionin e plotë dhe unë nuk kisha mundësi të aktivizoja titullarët. Ishte një ndeshje ku kisha frikë se mund të ndodhte ndonjë dramë, por ata që luajtën e bënë punën shumë mirë,” tha Martini.

Trajneri i Vllaznisë shtoi se lojtarët e rinj dhe ata që qëndruan në stolin e treguan veten. “Dros dhe Kuros luajtën mirë, edhe Tafili dha kontributin e tij. Në përgjithësi, të gjithë që hynë në fushë treguan se janë një garanci më shumë për stolin e Vllaznisë,” shtoi ai.

Martini theksoi gjithashtu rrezikun e ndeshjes: “Kur vjen një ekip si Bylisi, që nuk ka çfarë të humbasë, luan gjithçka për gjithçka dhe mund të të bëjë dëm. Por pas kartonit të kuq u qetësova plotësisht. Megjithatë, duhet të jemi më cinik në mbrojtje, rastet që krijuan nuk duhet t’i kishim lejuar.”

Ai përfundoi duke folur për sfidën e ardhshme të Vllaznisë në kampionat: “Kjo ndeshje iku, tani presim shortin. Ndeshja e Vlorës do të jetë shumë e vështirë dhe duhet ta përgatitim mirë, të rikuperojnë energjitë lojtarët që luajtën pak, sepse çdo takim në këtë fund kampionati ka rëndësinë e vet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco