Euro U-17 për vajza/ Shqipëria ndalet në barazim ndaj Izraelit

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria ndalet në barazim ndaj Izraelit

17:42, 04/03/2026

Shqipëria U-17 për femra mbylli pasditen e sotme aventurën në raundin e dytë të UEFA Women's Under-17 Championship 2026 me një barazim 0-0 ndaj Izraeli U-17 për femra.

Takimi u zhvillua në ambientet e Shtëpia e Futbollit dhe ishte i luftuar nga fillimi deri në fund. Të dyja skuadrat treguan organizim dhe disiplinë taktike, por pa arritur të konkretizonin rastet e krijuara.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me formacionin: Ambra Reshiti në portë, Besiana Gola, Aldisa Kronaj, Ava Hysenaj, Audrina Lajthiza në mbrojtje, Albana Malaj me shiritin e kapitenes, Andrea Klleci, Gurie Memetaj në mesfushë, si dhe Elin Hasanaj, Tea Hasanaj e Tuhana Cifliku në repartin ofensiv.

Kuqezinjtë e reja u paraqitën të vendosura në mbrojtje, duke mos lejuar hapësira për kundërshtarin, ndërsa në sulm provuan disa herë të rrezikonin. Edhe Izraeli pati momentet e veta, por mungoi saktësia para portës.

Në fund, sfida u mbyll pa gola dhe skuadrat ndanë nga një pikë. Ky aktivitet ishte turneu i parë europian i organizuar këtë vit nga Federata e Futbollit, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Izraelit dhe Andorrës në këtë grupmoshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco