Pjaniçi kujton Ronaldon: Ishte makinë në gjithçka, por te Juventusi u bë viktimë e mallkimit të murit

Pjaniçi kujton Ronaldon: Ishte makinë në gjithçka, por te Juventusi u bë viktimë e mallkimit të murit

16:52, 04/03/2026

Miralem Pjanic ka hapur “librin e kujtimeve” në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, duke folur për të tashmen e Juventusit dhe për kohën kur ndante dhomat e zhveshjes me emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo.

35-vjeçari, që aktualisht jeton në Dubai dhe po përgatitet për një rol të ri si agjent futbollistësh, u ndal te përvoja e tij me Ronaldon në Torino. “Cristiano ishte makinë në gjithçka. Një herë, Allegri na la pushim dhe u kthyem nga transferta në orën dy të mëngjesit. Ai ndaloi në Continassa për t’u stërvitur”, kujtoi boshnjaku.

Sipas tij, portugezi ishte specialist i goditjeve të lira te Reali, por te Juventusi hasi vështirësi. “U bë viktimë e mallkimit të murit. Pas disa muajsh më tha: ‘Mire, tani është radha jote’”, tregoi Pjaniçi, duke shtuar se konkurrenca brenda skuadrës ishte gjithmonë në nivele maksimale.

Ai foli edhe për trajnerin Luciano Spalletti, duke e quajtur zgjedhjen e duhur për të hapur një cikël të ri fitues, por theksoi se nevojiten të paktën tri përforcime cilësore, një për çdo repart. Si emër ideal për mesfushën, ai përmendi Bernardo Silva-n.

Në fund, Pjaniçi kujtoi edhe një rregull interesant në dhomat e zhveshjes: çdo karton i kuq kushtonte një dhuratë për skuadrën. “Një i kuq më kushtoi 40 mijë euro… në valixhe Louis Vuitton”, tha ai me humor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco