Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertë ndaj Tiranës, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore, e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pjesa e parë foli më shumë për bardheblutë, me Tabeku që pati edhe rastin më të mirë për të zhbllokuar sfidën, por pa arritur të konkretizojë.
Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Enkelejd Dobi u shfaq më kërkuese dhe dominuese.
Durrsakët goditën traversën me Maçollin, më pas shtyllën, ndërsa Arifi humbi një rast të pastër shënimi, duke paralajmëruar golin.
Goli i fitores erdhi në minutën e 87-të, kur Maçolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë tre pikë shumë të vlefshme ekipit të tij.
VIDEO e golit
https://streamin.link/v/5b8cdfea
Me këtë humbje, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të renditjes, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit.
Në krahun tjetër, Teuta afrohet ndjeshëm me zonën europiane, duke u pozicionuar vetëm tre pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Dinamo.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: