Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Juventusi arrin marrëveshjen me  Kenan Yildiz, Reali, Chelsea dhe Arsenali 'me gisht në gojë'

Juventusi arrin marrëveshjen me Kenan Yildiz, Reali, Chelsea dhe Arsenali 'me gisht në gojë'

11:56, 07/02/2026

Juventusi ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së talentit turk Kenan Yildiz, duke i dhënë një goditje ambicieve të Chelsea, Real Madrid dhe Arsenal, të cilët e kishin ndjekur nga afër lojtarin muajt e fundit.

Sipas burimeve të shumta, përfshirë Gazzetta dello Sport dhe gazetarin e njohur Fabrizio Romano, njoftimi zyrtar pritet të bëhet në orët në vijim.

Kontrata aktuale e Yildiz skadon në qershor të vitit 2029, por palët kanë rënë dakord ta zgjasin atë deri në vitin 2030, si pjesë e projektit afatgjatë të klubit bardhezi. Me marrëveshjen e re, paga e 20-vjeçarit do të rritet ndjeshëm: nga 1.7 milionë euro në sezon, në 6 milionë euro deri në fund të sezonit 2025/26, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të përfitojë 7 milionë euro në vit.

Falë kësaj marrëveshjeje, Yildiz pritet të bëhet lojtari më i paguar i Juventusit nga sezoni 2026/27, veçanërisht duke pasur parasysh se Dusan Vlahovic pritet të largohet nga Torino pas përfundimit të kontratës së tij në qershor.

Juventusi po përgatit edhe një prezantim spektakolar për zyrtarizimin e rinovimit, i cili mund të përfshijë edhe trajnerin Luciano Spalletti gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së radhës.

Këtë sezon, Kenan Yildiz ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke regjistruar 9 gola dhe 8 asistime në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Rinovimi i kontratës konfirmon besimin e plotë të Juventusit te talenti turk dhe mbyll për momentin çdo spekulim për një largim të mundshëm nga Allianz Stadium.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco