Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

‘Një rikthim i veçantë’, Adriano viziton Chivu-n dhe Interin në Milano

‘Një rikthim i veçantë’, Adriano viziton Chivu-n dhe Interin në Milano

17:11, 06/02/2026

Adriano është rikthyer për pak çaste në shtëpinë e tij të vjetër. Ish-sulmuesi legjendar brazilian ka bërë një vizitë tek Interi, duke takuar Cristian Chivu-n dhe ambientin zikaltër, në kuadër të qëndrimit të tij në Milano për Lojërat Dimërore.

Klubi zikaltër ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga takimi mes dy ish-shokëve të skuadrës, të shoqëruara me mbishkrimin “një rikthim i veçantë’, duke ngjallur nostalgji te tifozët. “Perandori”, siç njihet Adriano, u prit me shumë ngrohtësi dhe pati rastin të takonte edhe lojtarët aktualë të ekipit.

Gjatë vizitës, braziliani u ndal për të përshëndetur skuadrën dhe stafin, ndërsa një moment i veçantë ishte takimi me Marcus Thuram, të cilit Adriano i dhuroi një autograf në fanellë. Një gjest simbolik mes dy sulmuesve, që lidh të shkuarën e lavdishme me të tashmen e Interit.

Vizita e Adrianos u konsiderua si një moment emocional për klubin dhe tifozët, të cilët ende e kujtojnë me nostalgji periudhën kur “Perandori” ishte një nga figurat kryesore të suksesit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco