Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Humbja e papritur e Bylisit, Josa: Problemi ishte menaxhimi i lojës, jo mendjemadhësia

Humbja e papritur e Bylisit, Josa: Problemi ishte menaxhimi i lojës, jo mendjemadhësia

16:51, 06/02/2026

Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, komentoi humbjen 2-1 ndaj Partizanit, një disfatë e hidhur pasi skuadra e tij ishte në avantazh deri në minutat e fundit dhe nuk po rrezikohej ndjeshëm. Tekniku theksoi se problemi kryesor nuk ishte qasja, por mënyra se si u menaxhua loja kur Bylisi kishte epërsinë.

“Nuk flas për mendjemadhësi. Problemi është si ta menaxhojmë më mirë lojën kur kemi topin në zotërim. Isim në avantazh, por nuk bëmë diçka për ta rrezikuar Partizanin. Kishim momente kur duhej ta qetësonim lojën në mesfushë, jo ta luanim me një takim. Duhej t’u jepnim kohë sulmuesve që ta godisnin kundërshtarin”, u shpreh Josa.

Ai pranoi se skuadra u tërhoq pas dhe se goli i parë erdhi si pasojë e presionit të Partizanit. “Te goli i parë na detyroi Partizani, por nuk kishte pse të humbnim markimin e lojtarëve. Ky është problemi kryesor”, shtoi trajneri ballshiot.

Josa foli edhe për ndërrimet e detyruara për shkak dëmtimesh dhe situatës me kartonët. “Koxhi pati shqetësim dhe nuk donim ta rrezikonim. Davidi ishte i ngarkuar me karton dhe kishim frikë nga kartoni i kuq. Megjithatë, humbëm topin disa herë në mënyrë të menjëhershme në mesfushë dhe kjo na penalizoi”, përfundoi Josa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco