Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Arjan Bellai: Treaguam shpirt luftarak ndak Vllaznisë, na gëzoi humbja e Bylisit

Arjan Bellai: Treaguam shpirt luftarak ndak Vllaznisë, na gëzoi humbja e Bylisit

16:27, 06/02/2026

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, u shpreh i keqardhur nga mungesa e rezulatit pozitiv daj Vorës, por theksoi se humbja e Bylisit ndaj Partizanit është lajm i mirë për ekipin e tij.

“Dua t’i përgëzoj të gjithë lojtarët, si ata që nisën titullarë ashtu edhe ata që hynë nga stoli, sepse të gjithë ndihmuan ekipin. Treguam shpirt dhe bëmë një lojë të mirë ndaj Vllaznisë, që është me meritë ekipi i parë dhe më në formë në kampionat. U munduam ta mbajmë në presing dhe ta kufizonim në topa të gjatë drejt Balajt dhe Muratajt. Në pjesën e parë kishim momente kur duhej të shënonim, por humbëm ekuilibrin dhe pësuam golin.

Jam i pakënaqur me goditjet standarde, sepse nuk e sulmojmë topin. Në futboll, nëse nuk e kërkon topin, nëse nuk ke grintë dhe besim, nuk mund të shënosh, edhe pse patëm mundësi. Sa i përket Kasallës, ne e zhvendosim majtas nga nevoja, jo nga dëshira. Do ta donim në qendër, pranë sulmuesit, por për shkak mungesash dhe gjendjes jo të plotë të disa lojtarëve, jemi të detyruar ta përdorim si anësor të majtë, ku na jep më shumë se të tjerët.

Kemi probleme edhe me topat e dytë, pasi Vllaznia ka lojtarë me cilësi teknike dhe taktike. Kur ishim në disavantazh rrezikuam më shumë, u zgjat ekipi dhe dobësuam qendrën, por nuk ia dolëm të barazonim.

Sa i përket humbjes së Bylisit, është normale që na gëzon, sepse shohim edhe rezultatet e rivalëve. Nuk jemi ekip që nuk qëndrojmë në kategori, por problemi ynë kryesor mbetet goli. Goli është instinkt dhe nuk mund të të them si ta godasësh brenda zonës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco