Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Kërnaja, pas suksesit në Ballsh: Djemtë dhanë maksimumin, kjo është një fitore me peshë

Kërnaja, pas suksesit në Ballsh: Djemtë dhanë maksimumin, kjo është një fitore me peshë

16:22, 06/02/2026

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, u shfaq i kënaqur pas fitores së arritur ndaj Bylisit, duke e cilësuar atë si një sukses të rëndësishëm në një transfertë tepër të vështirë si Ballshi. Sipas tij, skuadra e interpretoi mirë ndeshjen dhe tregoi karakter, pavarësisht momenteve të vështira gjatë lojës.

“Kishim parashikuar një përballje shumë të fortë. U përgatitëm me manovrat tona dhe në pjesën e parë funksionuan mirë, pasi krijuam 2-3 raste të pastra për gol, ku dolëm ballë për ballë me portierin me Hjumën, Sidibe dhe Tomën. Pësuam një gol disi aksidental, por skuadra reagoi. Për rreth 10 minuta vuajtëm lojën e kundërshtarit, më pas arritëm ta administronim mirë ndeshjen”, u shpreh Kërnaja.

Tekniku theksoi se lojtart respektuan me rigorozitet detyrat taktike dhe dhanë maksimumin në fushë, duke kujtuar edhe paraqitjet e mira të Bylisit në ndeshjet e fundit. “Bylisi ka treguar cilësi të mëdha kundër Egnatias dhe Dinamos. Nuk është rastësi. Ne ndoshta pësuam një gol që nuk duhej, por futbolli ka edhe këto momente”, shtoi ai.

Sa i përket mungesës së Skukës, Kërnaja sqaroi se ai ishte i pezulluar për shkak kartonësh, duke pranuar se është një lojtar i rëndësishëm për ekipin. “Megjithatë, në pjesën e parë ekipi ishte shumë fluid. Krijuam disa dalje një kundër një me portierin dhe në një fushë si Ballshi, më shumë se kaq është e tepërt të kërkohet. Djemtë dhanë maksimumin dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”, përfundoi trajneri i të kuqve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco