Një ndeshje e çmendur u zhvillua në Ballsh, aty ku Bylisi dhe Partizani dhuruan spektakël, emocione dhe polemika, sidomos në pjesën e parë.
45 minutat e para u karakterizuan nga raste të pastra shënimi, pretendime për penallti nga të dyja ekipet dhe goli i debutuesit Fokam, i cili kaloi vendasit në avantazh.
Në pjesën e dytë, Partizani rriti presionin dhe arriti një përmbysje dramatike në minutat e fundit.
Protagonistë absolutë u shndërruan Toma, i cili barazoi në minutën e 81-të, dhe Hjumen, që realizoi golin e fitores në minutën e parë shtesë.
Me këtë sukses, të kuqtë ngjiten në kuotën e 30 pikëve, duke u afruar në 4 pikë nga Dinamo, e cila mban vendin e katërt dhe do të luajë nesër derbin e shumëpritur ndaj Tiranës.
Nga ana tjetër, Bylisi i Mirel Josës mbetet në vendin e tetë, me po aq pikë sa Tirana.
Flamurtari, që mbyll renditjen, ka vetëm një pikë më pak dhe në javën e 23-të të Superiores do të përballet me Egnatian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: