Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Nëna-agjente e Mbappé fiton më shumë se disa prej yjeve të Realit, miliona euro çdo sezon

Nëna-agjente e Mbappé fiton më shumë se disa prej yjeve të Realit, miliona euro çdo sezon

14:28, 06/02/2026

Kylian Mbappé është sot një nga futbollistët më të paguar në botë dhe kontrata e tij me Real Madridin reflekton statusin e një superylli global.

Sulmuesi francez përfiton rreth 31 milionë euro bruto në sezon, por nga kjo shifër marramendëse përfiton drejtpërdrejt edhe nëna e tij, Fayza Lamari.

51-vjeçarja, e cila është njëkohësisht agjentja personale e Mbappé, përfiton një pagë neto prej 4.5 milionë eurosh në vit. Një shifër që tejkalon pagat e disa lojtarëve aktualë të Real Madridit, si Raúl Asencio, Franco Mastantuono, Gonzalo García, Andriy Lunin, Fran García, Arda Güler apo Brahim Díaz.

Sipas gazetës portugeze A Bola, Lamari ka një kontratë të mirëpërcaktuar me të birin dhe menaxhon jo vetëm karrierën sportive, por edhe jetën private, biznesin dhe financat e tij.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në përplasjet ligjore me Paris Saint-Germain, lidhur me pagat e papaguara.

Megjithatë, rruga drejt këtij statusi nuk ka qenë e lehtë. Vetë Lamari ka treguar se fillimisht kërkonte 50 për qind të të ardhurave të Mbappé, kërkesë që u refuzua ashpër nga sulmuesi francez.

Pas negociatave, palët arritën një kompromis prej 30 për qind, marrëveshje që vazhdon edhe sot.

Sipas Transfermarkt, Mbappé ka një vlerë tregu prej 180 milionë eurosh, ndërsa pasuria e tij totale vlerësohet rreth 250 milionë dollarë, duke përfshirë edhe kontratat fitimprurëse të marketingut.

Në moshën 27-vjeçare, ai ka fituar tashmë më shumë se 20 trofe madhorë, përfshirë Kupën e Botës me Francën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco