Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio, në diskutim shkëmbimi me mbrojtësin e Fiorentinës

Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio, në diskutim shkëmbimi me mbrojtësin e Fiorentinës

18:24, 26/01/2026

Elseid Hysaj mund të ketë gjetur një zgjidhje për vazhdimësinë e sezonit, pasi ka dalë jashtë planeve të Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po shqyrton mundësinë e një transferimi brenda Serisë A, të paktën deri në fund të edicionit aktual.

Sipas raportimeve nga Italia, Lazio është e interesuar për qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Luca Ranieri, i cili aktualisht nuk është pjesë e formacionit titullar.

Klubi nga Firence kërkon një shumë parash për kartonin e tij, por gjithashtu edhe një futbollist alternativ për të mbuluar repartin e mbrojtjes.

Në këtë kontekst, në diskutim ka hyrë emri i Hysajt. Mbrojtësi shqiptar është në kërkim të minutave në fushë dhe nuk dëshiron të kalojë sërish muaj të tërë në pankinë apo në tribunë, siç ka ndodhur edhe më parë te Lazio.

Kontrata e tij me klubin bardhekaltër skadon në verën e këtij viti, çka e bën një largim të mundshëm edhe më realist.

Palët pritet të takohen në ditët në vijim për të diskutuar më konkretisht këtë alternativë të hapur në merkaton e janarit. Nuk përjashtohet mundësia që Hysaj të ndryshojë ambient në ditët e fundit të afatit kalimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco