Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Mahrez udhëheq Algjerinë në fitoren ndaj Sudanit, Zidane në tribunë për të parë djalin

Mahrez udhëheq Algjerinë në fitoren ndaj Sudanit, Zidane në tribunë për të parë djalin

19:38, 24/12/2025

Argjëria nisi fuqishëm aventurën në Kupën e Kombeve të Afrikës (CAN) 2025, duke mposhtur Sudanin 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit E, të zhvilluar në stadiumin ‘Moulay Hassan’ në Rabat. Dy golat e parë u shënuan nga kapiteni Riyad Mahrez (2’, 61’), ndërsa zëvendësuesi Ibrahim Maza vulosi rezultatin në minutën e 85-të, duke shënuar golin e tij të parë me përfaqësuesen.

Takimi u karakterizua nga një dominim i algjerianëve dhe një avantazh numerik që erdhi pas nxjerrjes me karton të kuq të lojtarit sudanez Salah Adil në fund të pjesës së parë. Portieri i ri i Algjerisë, Luca Zidane, i biri i legjendarit Zinedine Zidane, shfaqi siguri, duke shpëtuar rreziqe të shumta, përfshirë një gjuajtje të Yasser Aëad dhe një tjetër të Abdelrazig Omer.

Algjeria kontrolloi lojën që nga fillimi, duke shfaqur kombinime të shpejta dhe sulme efektive. Mahrez ishte protagonist me dy gola, duke treguar edhe një herë klasin e tij të jashtëzakonshem, ndërsa Bounedjah kontribuoi me asistin për golin e Maza-s.

Me këtë fitore, ekipi i Vladimir Petkoviç-it merr kreun e grupit, ku ndodhen edhe Burkina Faso dhe Guineja Ekuatoriale.

Algjrria tregon forcën e saj si një nga pretendentet kryesorë për titullin, ndërsa debutimi i Luca Zidane me përfaqësuesen, i ndjekur nga babai i tij, shton një dimension emocionues për tifozët dhe familjen e portierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco