Manchester United po përballet me një sfidë të madhe për javët në vijim, teksa rrezikon të luajë për rreth një muaj pa kapitenin dhe liderin e padiskutueshëm, Bruno Fernandes. Trajneri Ruben Amorim nuk ka lënë vend për keqkuptime, duke pranuar hapur se humbja e portugezit përbën një goditje shumë të rëndë për skuadrën.
“Është e pamundur ta zëvendësosh Brunon”, ka deklaruar Amorim në një konferencë për shtyp. “Këtë ua thashë edhe lojtarëve këtë mëngjes. Megjithatë, nëse ka diçka pozitive në këtë situatë, është fakti se shumë futbollistë duhet të marrin më shumë përgjegjësi dhe të dalin në pah”.
Sipas trajnerit, mungesa e Fernandes nuk ndikon vetëm në fazën krijuese të lojës, por në çdo aspekt organizativ të ekipit. “Nuk është vetëm çështje krijimi. Në çdo goditje standarde ai është lojtari që organizon skuadrën. Ndonjëherë ne mbështetemi te Bruno për gjithçka: për organizimin, për kreativitetin, për qetësinë në momentet kyçe”, ka theksuar Amorim.
Situata bëhet edhe më e ndërlikuar duke pasur parasysh se Manchester United ka humbur edhe Bryan Mbeumo në skemat e goditjeve standarde. “Pa Brunon dhe pa Bryan në këto situata, humbja është e madhe për ekipin”, ka pranuar trajneri portugez.
Megjithatë, Amorim e sheh këtë periudhë si një test karakteri për skuadrën. Ai u ka bërë thirrje lojtarëve të tjerë që të tregojnë lidership dhe personalitet, duke nënvizuar se një ekip i madh nuk mund dhe nuk duhet të varet nga një futbollist i vetëm.
Për Manchester United, javët pa Bruno Fernandes do të jenë vendimtare, jo vetëm për rezultate, por edhe për të kuptuar sa i gatshëm është grupi të marrë© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: