Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Napoli synon të mbajë Conten edhe 2 vite të tjera

Napoli synon të mbajë Conten edhe 2 vite të tjera

12:55, 24/12/2025

Te Napoli është kthyer qetësia dhe duket se bashkëpunimi mes De Laurentiis dhe Conte është i destinuar të vazhdojë gjatë. Presidenti kërkon ta zgjatë kontratën me trajnerin edhe për dy vjet të tjera, sipas “Repubblica”.

Nëse akordi i ri do të zyrtarizohej, Antonio Conte do të qëndronte në krye të Napolit deri në 2029-ën dhe jo deri në 2027-ën.

Kjo është ideja e numrit 1 të Napolit, tani duhet parë se çfarë planesh ka trajneri.

Nga humbja me Bolognan në kampionat te fitorja ndaj saj në Superkupën e Italisë duket sikur ka kaluar një shekull, me qejfmbetje dhe zëra largimi.

De Laurentiis, në fakt, gjithmonë e ka mbrojtur trajnerin. Pas finales në Riad ai ka theksuar sërish se sa thelbësore është puna e Conte. “Pse, kishit dyshime tek ai?” – u është drejtuar ai gazetarëve.

Po Conte, a dëshiron të qëndrojë? Historia tregon se vetëm një herë ka qëndruar në një klub më shumë se dy vjet, te Juventusi 2011-2014.

Në rastet e tjera e ka mbyllur bashkëpunimin më parë. Ka zëra se ai synon të marrë drejtimin e Italisë pas Botërorit.

Janë të gjithë skenarë, e qartë është se Conte është një nga trajnerët më të mirë dhe Napoli kërkon ta mbajë gjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco