Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Ibrahimovic: Ndihem mirë tek Heidenheimi, ndryshe nga përvoja te Lazio

Ibrahimovic: Ndihem mirë tek Heidenheimi, ndryshe nga përvoja te Lazio

18:35, 23/12/2025

Arijon Ibrahimovic, sulmuesi i huazuar tek Heidenheimi nga Bayern Munchen, ka folur për karrierën e tij dhe eksperiencat e mëparshme, duke përfshirë edhe kohën te Lazio dhe Frosinone. Në një intervistë për gazetën gjermane Abendzeitung, Ibrahimovic tha: “Jam mësuar me situatën, por nuk dua të huazohen sërish. Do të doja vërtet të qëndroja në një klub me kontratë të përhershme.”

Sulmuesi me origjinë shqiptare zbuloi se ndihet shumë rehat te Heidenheimi: “Tani ndihem jashtëzakonisht mirë këtu. Nuk ishte kështu në eksperiencat e mëparshme (Frosinone dhe Lazio). Heidenheimi është si një familje, këtu ka njerëz fantastikë.”

Në karrierën e tij deri tani, Ibrahimovic ka regjistruar:

  • 18 paraqitje dhe 2 gola me Frosinonen
  • 17 ndeshje me Heidenheim
  • 15 ndeshje dhe 6 gola me skuadrën e dytë të Bayern Munchen
  • 4 ndeshje me ekipin e parë të Bayern-it
  • 2 ndeshje me Lazion

Ai gjithashtu ka përfaqësuar Gjermaninë në nivelet e të rinjve: 1 ndeshje me Under 21, 4 me Under 20 (1 gol), 1 me Under 19, 8 me Under 18 (2 gola), 13 me Under 17 (9 gola) dhe 2 me Under 16.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco