Me sinqeritet dhe pa dorashka, kampionia amerikane e gjimnastikës artistike, Simone Biles, ka vendosur t’u përgjigjet hapur pyetjeve rreth operacionit të gjoksit, pas zërave që qarkullonin ditët e fundit. Në një video pyetje-përgjigje të publikuar në rrjetet sociale, Biles ka sqaruar kur dhe pse vendosi t’i nënshtrohej ndërhyrjes, si edhe çfarë përjetoi menjëherë pas saj.
“E kam bërë operacionin e gjoksit më 16 qershor,” ka thënë ajo në hyrje të videos së publikuar në TikTok.
Simone ka treguar se i besoi një kirurgu plastik në Houston, Teksas, me të cilin analizoi të gjitha opsionet për të arritur një rezultat sa më natyral. Në fund, ata vendosën për vendosjen nën muskul, zgjidhje e përshtatshme si estetikisht, ashtu edhe për trupin e një atleteje.
Ajo ka zgjedhur proteza silikoni “me profil të lartë”, ndërsa gjatë konsultimeve ka ekzistuar dilema mes 310cc dhe 330cc. “Ishim të pasigurt, por 330cc nuk do të përshtateshin,” ka shpjeguar Biles.
Rikuperimi i vështirë
Pjesa më e lodhshme për gjimnasten 28-vjeçare ka qenë periudha pas operacionit, shumë më e vështirë se sa kishte përfytyruar.
“Vajza, nuk ma kishit thënë të gjithën. Dhimbja është e tmerrshme, nuk mund të lëvizja as vetë,” thotë ajo me humor. Madje, në ditët e para, ka qenë bashkëshorti i saj, Jonathan Owens, ai që e ndihmonte të ngrihej nga shtrati dhe ta çonte në banjë. Procesi kërkoi javë të tëra pushim absolut.
Reagimi i parë pas zgjimit: “Dua t’i hiqni, janë shumë të mëdha!”
Biles kujton se, menjëherë pas operacionit, ishte e shokuar nga rezultati paraprak:
“U tremba shumë. “U thashë mjekëve: ‘M’i hiqni, i dua më të vogla’. Në fillim më dukej sikur kisha dy alienë”, tregon ajo duke qeshur.
Pas disa ditësh, kur trupi filloi të përshtatej, situata u qetësua dhe pamja u stabilizua. Sot, Simone Biles është tejet e kënaqur me rezultatin.
“Tani janë perfekte,” shprehet ajo duke buzëqeshur.


© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: