Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Lamine Yamal sfidon të ardhmen: Liga, Champions League, Botërori apo Topi i Artë? I dua të gjitha

Lamine Yamal sfidon të ardhmen: Liga, Champions League, Botërori apo Topi i Artë? I dua të gjitha

17:34, 21/11/2025

‘Ylli’ i Barcelonës, Lamine Yamal, vijon të tregojë ambicie të jashtëzakonshme në fillim të karrierës së tij. Pas marrjes së çmimit ‘Di Stéfano’, i ndarë nga gazeta ‘Marca’ për lojtarin më të mirë të sezonit 2024/25, adoleshenti 18-vjeçar ka deklaruar se synon çdo trofe të mundshëm në futboll.

“Liga, Champions League, Kupa e Botës apo Topi i Artë? I dua të gjitha. Shpresoj t’ia dal. Për sa kohë që do të luajmë, çdo gjë është e mundur”, tha talenti i Barcelonës së drejtuar nga trajneri Hansi Flick.

Yamal theksoi se çmimet individuale nuk janë vetëm meritë personale, por pasqyrë e suksesit kolektiv:

“Të gjitha trofetë personalë tregojnë se ka qenë një sezon i shkëlqyer për skuadrën. Për mua janë burim lumturie dhe krenarie. Të fitoj çmime në këtë moshë është diçka shumë pozitive. Do të vazhdoj të punoj dhe të luftoj për t’i arritur këto objektiva.”

Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe pjekurinë përtej moshës, Yamal po forcon gjithnjë e më shumë statusin si një nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së re, teksa Barcelona dhe Flick shohin tek ai një lider të së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco