Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Hansi Flick: Pse të mos e trajnoj Messin? Do të ishte perfekt për çdo skuadër

Hansi Flick: Pse të mos e trajnoj Messin? Do të ishte perfekt për çdo skuadër

17:11, 21/11/2025

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka ndezur edhe më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në “Camp Nou”, duke shprehur hapur dëshirën e tij për të punuar me ‘yllin’ argjentinas të Inter Miami.

“Pse të mos e trajnoj? Messi është lojtari më i mirë i dy dekadave të fundit. Gjithmonë kam shijuar mënyrën se si ai luan dhe ai do të ishte perfekt për çdo skuadër. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028, ndërsa e imja në vitin 2027; nuk është diçka për t’u diskutuar tani”, deklaroi tekniku gjerman.

Deklarata e Flick-ut vjen në një periudhë kur thashethemet rreth një rikthimi të Messit në Barcelonë janë shtuar, edhe pse presidenti i klubit, Joan Laporta, së fundmi ka hedhur poshtë mundësinë që ai të kthehet si lojtar.

Megjithatë, fjalët e Flick-ut kanë rikthyer entuziazmin te tifozët katalanas, të cilët prej vitesh ëndërrojnë të shohin përsëri Messin me fanellën ‘blaugrana’, qoftë edhe në një periudhë të fundit të karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco