Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Donald Trump i dhuron Cristiano Ronaldos “Çelësin e artë” të Shtëpisë së Bardhë, sportisti i parë që merr këtë nderim

Donald Trump i dhuron Cristiano Ronaldos “Çelësin e artë” të Shtëpisë së Bardhë, sportisti i parë që merr këtë nderim

16:58, 21/11/2025

Një takim historik është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur Cristiano Ronaldon në Zyrën Ovale dhe e ka nderuar me “Çelësin e artë”, një dhuratë krejtësisht e pazakontë për një sportist. Ceremonia u zhvillua gjatë vizitës së një delegacioni të zyrtarëve sauditë, të udhëhequr nga princi i kurorës Mohammed bin Salman.

“Çelësi i artë”, i dizajnuar personalisht nga Trump, nuk është një dekoratë tradicionale presidenciale, por një nderim i rrallë dhe me peshë të madhe simbolike. Cristiano Ronaldo bëhet kështu sportisti i parë në histori që e merr këtë çmim ekskluziv.

Para tij, “Çelësi i artë” është dhënë vetëm disa figurave të nivelit më të lartë global, ndër ta: Elon Musk, Ish-kryeministri japonez, Taro Aso, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Përfshirja e Ronaldos në këtë listë e vendos atë mes personaliteteve të një influence të jashtëzakonshme ndërkombëtare, duke nënvizuar jo vetëm karrierën e tij si futbollist, por edhe ndikimin global që ai gëzon në sport, kulturë dhe komunikim.

Takimi mes Trump-it dhe Ronaldos ka tërhequr vëmendjen e medieve botërore, duke shënuar një prej momenteve më simbolike të ndërthurjes së futbollit me diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco