Wayne Rooney Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes, kĂ«tĂ« herĂ« jo pĂ«r atĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ« nĂ« fushĂ«, por pĂ«r njĂ« detaj tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga karriera e tij te Manchester United. NĂ« njĂ« bisedĂ« informale me Gary Neville, Roy Keane, Jamie Carragher dhe Ian Wright, nĂ« podcast-in âStick to Footballâ, ish-legjenda e âDjajve tĂ« Kuqâ ka zbuluar shifrĂ«n e jashtĂ«zakonshme tĂ« pagĂ«s sĂ« tij nĂ« atĂ« periudhĂ«.
âFitoja 17 milionĂ« paundĂ« nĂ« vitâ, ka thĂ«nĂ« Rooney, duke konfirmuar zĂ«rat qĂ« qarkullonin prej kohĂ«sh pĂ«r kontratĂ«n e tij tĂ« majme nĂ« âOld Traffordâ.
BĂ«het fjalĂ« pĂ«r marrĂ«veshjen e nĂ«nshkruar nĂ« vitin 2014, e vlefshme pĂ«r pesĂ« sezone e gjysmĂ«. Asokohe flitej pĂ«r mbi 300 mijĂ« paundĂ« nĂ« javĂ« (rreth 340 mijĂ« euro), shifĂ«r qĂ« e çonte pagĂ«n mujore tĂ« sulmuesit pĂ«rtej 1.3 milionĂ« eurove. Ishin paga prej âsuperylliâ, tĂ« denja pĂ«r peshĂ«n qĂ« Rooney kishte nĂ« historinĂ« moderne tĂ« klubit.
Dhe kjo nuk ishte rastësi. Rooney mbetet shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i Manchester United me 250 gola në 559 ndeshje, të shpërndara përgjatë 13 sezoneve ku ai ishte lideri dhe fytyra e ekipit. Nën drejtimin e tij, United fitoi pesë Premier League, një Champions League, një Europa League, një FA Cup dhe tri Kupa të Ligës.
Statistika, rekorde dhe trofe që shpjegojnë pse, për më shumë se një dekadë, Wayne Rooney ishte jo vetëm simboli i Manchester United, por edhe një nga futbollistët më të paguar në botë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: