Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Trajneri i Juves, Spalletti para sfidës me Fiorentinën: “Duhet karakter, kemi një provë të vështirë

Trajneri i Juves, Spalletti para sfidës me Fiorentinën: “Duhet karakter, kemi një provë të vështirë

15:08, 21/11/2025

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, doli para mediave para ndeshjes së rëndësishme në transfertë ndaj Fiorentinës, duke paralajmëruar se skuadrën e tij e pret një atmosferë e zjarrtë dhe një kundërshtar i motivuar maksimalisht.

Ai tha se e njeh mirë Firencen, por në fushë është vetëm trajner i Juventusit dhe kërkon një paraqitje të fortë nga lojtarët.

Gjatë pushimit të kombëtareve, Spalletti punoi me pak lojtarë, por theksoi se ata treguan përkushtim dhe intensitet të lartë.

Edon Zhegrova u rikthye në Torino pas ndeshjeve me Kosovën dhe është gati që të ketë minuta për klubin bardhezi.

Sipas tij, objektivi kryesor është gjetja e stabilitetit taktik dhe krijimi i një baze të fortë loje ku skuadra të ndihet e sigurt.

Tekniku italian lavdëroi Koopmeiners për personalitetin dhe lidershipin e treguar në javët e fundit, ndërsa vlerësoi edhe Kenan Yildiz, të cilin e cilësoi si lojtar që “e ndez ekipin” me cilësitë e tij.

Spalletti theksoi se Juventusi duhet të tregojë karakter, qetësi dhe forcë grupi për të marrë rezultat në një nga transfertat më të vështira të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco