Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

E pabesueshme, Liverpooli i Arne Slot është ekipi më i dobët i pesë ligave të mëdha

E pabesueshme, Liverpooli i Arne Slot është ekipi më i dobët i pesë ligave të mëdha

08:52, 31/10/2025

Liverpooli ka kaluar nga “parajsa” në “ferr” në një kohë shumë të shkurtër.

Klubi, i cili i mahniti të gjithë në sezonin e kaluar duke u shpallur kampion në Angli, në edicionin aktual po zhgënjen në mënyrë të pabesueshme me rezultatet e tij.

Humbja të mërkurën në darkë ndaj Cristal Palace në Kupën e Ligës, ka regjistruar një statistikë mbresëlënëse.

Të kuqtë kanë humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjithë kompeticionet dhe kjo i bën ato zyrtarisht skuadrën me formën më të dobët në të 5 ligat kryesore europiane, pasi askush aktualisht nuk ka bërë më keq.

Humbja e së mërkurës ndaj Cristal Palace gjithashtu shënoi herën e parë që Liverpooli ka humbur një ndeshje Kupe në shtëpi duke pësuar tre gola e mos shënuar asnjë që nga shkurti i vitit 1934, kur u mundën nga Bolton në Kupën FA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco