Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Fillon kapitulli i ri, djali i Cristiano Ronaldos debuton me fanellën e Portugalisë

Fillon kapitulli i ri, djali i Cristiano Ronaldos debuton me fanellën e Portugalisë

08:36, 31/10/2025

Cristiano Ronaldo Jr ka hedhur hapat e parë në arenën ndërkombëtare, duke debutuar me kombëtaren U16 të Portugalisë në moshën 15 vjeç e 3 muaj.

Djali i yllit  portugez, u aktivizua në ndeshjen miqësore kundër Turqisë, e cila përfundoi me fitoren 2-0 për luzitanët.

Me hyrjen e tij në fushë, Cristiano Jr jo vetëm që realizoi një ëndërr personale, por gjithashtu hapi një kapitull të ri në trashëgiminë futbollistike të familjes Ronaldo.

Ai ka qenë pjesë e akademive të ndryshme, duke përfshirë ato të Juventusit, Mançester Junajtid dhe aktualisht Al Nasr, ku ndjek hapat e të atit.

Federata Portugeze e Futbollit publikoi pamje dhe lajme nga ndeshja, ndërsa fansat në rrjetet sociale e pritën me entuziazëm debutimin e djalit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Edhe pse rruga është ende e gjatë, pritshmëritë janë të larta. Cristiano Ronaldo Jr tashmë ka nisur ta ndërtojë historinë e tij, me të njëjtën fanellë që e bëri babain e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco