Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Paul Scholes heq dorë nga karriera si komentator për t’u kujdesur për djalin autik

Paul Scholes heq dorë nga karriera si komentator për t’u kujdesur për djalin autik

17:01, 30/10/2025

Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka rrëfyer një histori prekëse lidhur me jetën familjare dhe vendimin për t'u tërhequr nga komentimi sportiv, në mënyrë që t’i sigurojë stabilitet djalit të tij, Aiden, 20 vjeç, i cili është në spektrin e autizmit dhe nuk komunikon verbalish.

“Kam marrë një vendim këtë vit për Aiden-in, për shkak të nevojave të tij të veçanta që ndoshta i njihni. Tani çdo punë që bëj është ndërtuar rreth rutinave të tij, pasi ai ka një orar shumë strikt çdo ditë,” tha Scholes në podcast-in ‘Stick to Football’.

Scholes, 49 vjeç, është baba i tre fëmijëve, Aaron, Alicia dhe Aiden, dhe shtoi se, pas ndarjes nga ish-partnerja Claire, kujdesi për djalin më të vogël është i ndarë me shumë kujdes. “Secili prej nesh e ka tri net në javë, ndërsa e ëma e Claire kujdeset për të të premten. Ne bëjmë gjithmonë të njëjtat gjëra me të, sepse ai nuk e di çfarë dite është apo çfarë ore është.”

Ai tregoi me butësi ritualet e Aiden: “Të martave e marr nga qendra ditore dhe shkojmë për not. Ai e adhuron notin. Pastaj blejmë picën e tij rrugës për në shtëpi. Të enjten hamë diku jashtë dhe kthehemi në shtëpi. Të dielën shkojmë te Tesco, ku ai mbush karrocën me çokollata. Nuk e di çfarë dite është, por i njeh aktivitetet.”

Ish-futbollisti tregoi se vështirësitë e Aiden-it kanë ndikuar edhe gjatë karrierës së tij: “Ai të kafshonte apo të gërvishte nga frustrimi, sepse nuk kuptonte situatat. E kam përballuar gjithë kohën, madje edhe kur luaja. Mbaj mend një ndeshje në transfertë me Derby-n… thjesht nuk doja të isha atje.”

Sot, prioriteti i Scholes është qetësia dhe stabiliteti i Aiden-it. “Çdo gjë që bëj, e organizoj rreth tij. Sezonin e kaluar kam bërë ndeshje të Ligës së Europës të enjten dhe ajo natë është zakonisht nata kur jam me të. Ai e kuptonte menjëherë ndryshimin, acarohej shumë.”

Ai përfundoi: “Mora ofertën për të bërë këtë podcast sepse përshtatej më mirë, jo për mua, por për Aiden-in.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco