Daja, pas barazimit në Rrogozhinë: Na mungon një qendërsulmues tipik për të qenë më cinikë

Daja, pas barazimit në Rrogozhinë: Na mungon një qendërsulmues tipik për të qenë më cinikë

19:36, 18/10/2025

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij pas barazimit 0-0 në fushën e Egnatias, por theksoi se ekipi duhet të jetë më konkret në fazën sulmuese.

“Ishte një ndeshje mes dy skuadrave që luajnë futboll të bukur. Si ne, ashtu edhe Egnatia patëm rastet tona. Për të qenë më cinikë, na duhet përveç Guindos edhe një qendërsulmues tipik,” deklaroi Daja pas ndeshjes. “Hekurani ka nevojë për kohë, ndërsa lojtarë si Karamba dhe Qefalija munguan ose kishin minutazh të kufizuar. Duhet të kemi një tjetër lojtar me eksperiencë si Guindo që të kemi më shumë raste për finalizim.”

Tekniku i bluve foli edhe për ndryshimet taktike që ndikuan në lojë gjatë pjesës së dytë: “Andre e nisi ndeshjen titullar, por u duk se kishte ende nevojë për t’u përshtatur. Në pjesën e parë luajti në krah, por pa shumë mbështetje në fazën e sulmit. Me futjen e Maliqit, që ishte zëvendësim i detyruar për shkak të gjendjes shëndetësore të Ditës, ekipi fitoi më shumë shtytje përpara.”

Në fund, Daja theksoi se Dinamo po konsolidohet si skuadër, por kërkon më shumë efikasitet përpara portës: “Ne nuk ndryshojmë shumë në vendosje, por në manovër. Këtë herë ndryshimi solli më shumë rrezik. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të finalizojmë më shumë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco