Gatuzo vë bastin e karrierës: Nëse nuk kualifikohemi, do të shkoj të jetoj larg Italisë

Gatuzo vë bastin e karrierës: Nëse nuk kualifikohemi, do të shkoj të jetoj larg Italisë

13:29, 15/10/2025

Italia fitoi dje me rezultatin 3-0 përballë Izraelit. Kështu u sigurua vendi i dytë, që të dërgon në fazën “play-off”.

Vetëm një mrekulli e kualifikon direkt Italinë në Botëror, pasi do të duhej ndalesa e Norvegjisë ndaj Estonisë.

Megjithatë, “axurrët” janë besimplotë që do të rikthehen në Botëror përmes “play-off”.

Vetë trajneri Gatuzo shfaqet i sigurt për këtë gjë.

“Nëse nuk kualifikohemi për Kupën e Botës, do të shkoj të jetoj diku larg Italisë”, u shpreh Gatuzo pas ndeshjes me Izraelin. Duke qenë se numëron vetëm fitore në katër ndeshjet e tij, duket se ka fituar besimin tek ekipi.

Për Italinë do të ishte dështimi më i madh, nëse nuk kualifikohen në Botëror. “Axurrët” as nuk duan ta mendojnë këtë skenar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco