VIDEO/ Cristiano Ronaldo, rekordmeni absolut i kualifikueseve të Kupës së Botës

VIDEO/ Cristiano Ronaldo, rekordmeni absolut i kualifikueseve të Kupës së Botës

22:44, 14/10/2025

Një tjetër ditë, një tjetër rekord për Cristiano Ronaldon. Kapiteni i Portugalisë ka shkruar sërish historinë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në fazat kualifikuese për Kampionatet Botërore.

Në ndeshjen ndaj Hungarisë (2-2), Ronaldo shënoi dygolësh, duke arritur në 40 gola në 51 ndeshje. Me këtë arritje, ai kalon në krye të renditjes historike, duke lënë pas ish-sulmuesin nga Guatemala, Carlos Ruiz, autor i 39 golave në 47 ndeshje.

Hungari - Portugali 2-2

Statistikat e tij janë të jashtëzakonshme:

  • 7 gola në kualifikueset për Botërorin 2006
  • 0 gola në kualifikueset për 2010
  • 8 gola drejt Botërorit 2014
  • 15 gola në kualifikueset për 2018
  • 6 gola në rrugën drejt Botërorit 2022
  • 4 gola në 4 ndeshje në fushatën aktuale për 2026.

Kjo e çon Ronaldon në një tjetër majë historike të futbollit botëror, duke theksuar edhe një herë vazhdimësinë dhe rendimentin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën e Portugalisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco