Pas fitores bindëse 4-2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”, Arbër Hoxha u bë protagonist me një gol spektakolar, duke shënuar për herë të parë me fanellën kuqezi. I emocionuar pas ndeshjes, anësori i majtë i Kombëtares shprehu krenarinë dhe lehtësimin për këtë moment të veçantë.
“Jam shumë i lumtur për golin tim të parë me Shqipërinë, por mbi të gjitha për fitoren e skuadrës. Kemi qenë mirë që nga ndeshja me Serbinë dhe tani po mendojmë për sfidat e nëntorit. E di që goli i parë është gjithmonë më i vështiri, por shpresoj të mos jetë i fundit,” u shpreh Hoxha.
Ai foli edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar te klubi: “Ka qenë një fazë jo e lehtë, pasi janë ndërruar disa trajnerë. Tani, me trajnerin e ri kam ndier besim dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Çdo lojtar ka nevojë për besim për të ecur përpara.”
Hoxha u tregua i rrezikshëm gjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht mbulimit të fortë nga mbrojtja jordaneze, duke konfirmuar formën e mirë dhe rritjen e tij me fanellën kuqezi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: