Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Suedia beson ende te Botërori, Astrom: Kemi ende një shans

Suedia beson ende te Botërori, Astrom: Kemi ende një shans

16:42, 14/10/2025

Kombëtarja e Suedisë nuk dorëzohet ende në garën për një vend në Kupën e Botës. Megjithatë, situata ka sjellë ndryshime të menjëhershme në drejtim: trajneri Jon Dahl Tomasson është shkarkuar vetëm pak orë më parë.

Vendimi u mor nga Bordi i Drejtorëve të Federatës Suedeze të Futbollit (SvFF), pas një sërë rezultatesh zhgënjyese në ndeshjet kualifikuese. Pavarësisht se Suedia ka në dispozicion një dyshe sulmuese të shkëlqyer si Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres, ekipi nordik ndodhet aktualisht në vendin e fundit të grupit që kryesohet nga Zvicra me 10 pikë (ndjek Kosova me 7) .

Në njoftimin zyrtar, SvFF theksoi se mandati i Tomasson-it përfundon me efekt të menjëhershëm, ndërsa qëllimi është t’i jepet ekipit një impuls i ri për fazën vendimtare të kualifikimeve.

Presidenti i federatës, Simon Åström, shpjegoi arsyet e këtij vendimi:

“Vendimi i marrë nga bordi bazohet në faktin se ekipi kombëtar nuk ka arritur rezultatet që shpresonim. Ka ende një mundësi për të kaluar në fazën eliminatore në mars dhe përgjegjësia jonë është të sigurojmë kushtet më të mira për ta bërë këtë. Besojmë se për ta arritur, nevojitet një drejtim i ri në pankinë.”

Përfaqësuesit e federatës nuk kanë zbuluar ende emrin e trajnerit të ri, por qëllimi është i qartë: Suedia kërkon t’i rikthehet menjëherë rrugës së kualifikimit dhe të mbajë gjallë ëndrrën për Kupën e Botës 2026.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco