Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Kepi i Gjelbër drejt Amerikës, kombet më të vogla që kanë arritur kualifikimin në një Kampionat Botëror

Kepi i Gjelbër drejt Amerikës, kombet më të vogla që kanë arritur kualifikimin në një Kampionat Botëror

16:26, 14/10/2025

Kualifikimi në fazën finale të një Kampionati Botëror është diçka thuajse e zakonshme për fuqitë e mëdha të futbollit, por për kombet më të vogla përfaqëson një arritje historike, ashtu siç ndodhi të hënën me Kepin e Gjelbër, që siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në Botëror.

Në fitoren vendimtare ndaj Esuatinit, Stopira, autori i golit të tretë, ngriti me krenari flamurin e vendit që, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2024, numëron vetëm 524 mijë banorë. Një moment historik për një komb të vogël që ka bërë hapa të mëdhenj në futbollin afrikan gjatë viteve të fundit.

Falë zgjerimit të Kupës së Botës në 48 skuadra pjesëmarrëse, po hapen mundësi të reja edhe për vende të tjera që deri dje dukej e pamundur t’i shihje në një turne të tillë. Në horizont tashmë përmenden skenarë që mund të sjellin pjesëmarrjen e Ishujve Faroe apo madje edhe të San Marinos.

Ishujt Faroe po befasojnë Evropën me paraqitjet e tyre mbresëlënëse, ndërsa edhe San Marino, për vite me radhë e njohur si kombëtarja më e dobët në renditje, po shfaq shenja përmirësimi dhe guxon të ëndërrojë për një kualifikim historik.

Sipas portalit Planet Football, Kepi i Gjelbër i është bashkuar një liste të veçantë vendesh me popullsi të vogël që kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror, një dëshmi se në futboll, pavarësisht madhësisë së territorit apo numrit të banorëve, pasioni dhe përkushtimi mund të çojnë një komb drejt mrekullisë.

Kombet me të vogla pjesëmarrëse në Botëror:

  • Islanda rreth (340,000 banorë në debutimin e saj në Botëror 2018)
  • Kepi i Gjelbër (rreth 524,000 banorë sipas regjistrimit të vitit 2024; do të jetë për herë të parë në Botëror 2026)
  • Paraguai (rreth 860,000 banorë në Botërorin e parë (Uruguai 1930)
  • Trindade dhe Tobago (rreth 1.3 milionë banorë në Botërorin 2006)
  • Irlanda e Veriut (rreth 1.4 milionë banorë në përfshirjen e saj në Botërorin 1982)
  • Kuvajti (rreth 1.5 milionë banorë në debutim në Botërorin 1982)
  • Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 1.9 milionë banorë kur debutuan në Botërorin 1990
  • Sllovenia (rreth 1.9 milionë banorë në Botërorin 2002)
  • Uruguai (rreth 1.9 milionë banorë kur organizoi dhe fitoi Botërorin e parë në 1930) 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco