Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

Japonia fiton për herë të parë një ndeshje me Brazilin, nga 0-2 në 3-2

Japonia fiton për herë të parë një ndeshje me Brazilin, nga 0-2 në 3-2

15:51, 14/10/2025

Në stadiumin e Tokios përfaqësuesja e Japonisë ka mundur Brazilin në një ndeshje ku janë shënuar plot pesë gola.

Ekipi mik mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave. Për formacionin e Carlo Ancelotti-t autorët e dy golave ishin Paulo Henrique dhe Gabriel Martinelli.

Në fraksionin e dytë nisi edhe përmbysja e madhe falë golit të shënuar në të 52’ nga Takumi Minamino.

Nëntë minuta më vonë Nakamura shënoi golin e barazimit, por skuadra aziatike nuk u mjaftua me aq duke gjetur edhe të tretin me UEDA (71’).

Ky triumf i Japonisë ishte historik pasi në 14 precedentët që kishte me pesë herë kampionët e botës nuk kishte mundur që të merrte asnjë fitore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco