UEFA ka gati risinë, që do të nisë nga sezoni 2027-2028.
Bëhet fjalë për Ligën e Kampioneve ku ndeshja e parë do të zhvillohet në shtëpinë e skuadrës që ka fituar edicionin e fundit.
Kështu skuadra që fiton trofeun më të rëndësishëm në Europë, do ta presë sfidën e parë dhe në axhendë nuk do të ketë ndeshje të tjera. Sfida do të luhet ditën e martë.
Ndeshjet e tjera të raundit të parë do të vijojnë normalisht të mërkurën dhe të enjten.
Ky ndryshim përshtatet pikërisht me futbollin amerikan.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: